Foto: Kallxo.com

Prokurorja Ankohet në Apel Ndaj Aktgjykimit për Vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Prokuroria Themelore e Pejës ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj aktgjykimit të shpallur dje për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Dje Gjykata e Pejës e shpalli të pafajshëm të akuzuarin për vrasjen e Donjetës, kushëririn e saj, Naser Pajazjtajn.

Parashtrimin e ankesën ndaj këtij aktgjykimit e ka konfirmuar për KALLXO.com, prokurorja e rastit, Valbona Disha Haxhosaj.

Ajo tha se shpejt do të parashtrojë ankesë në gjykatën përkatëse, ndaj aktgjykimit të shkallës se parë që shpalli të pafajshëm Naser Pajazitajn.

Një ditë para shpalljes se aktgjykimit, në seancën e fjalës përfundimtare,kërkoi dënim maksimal ndaj të akuzuarit Naser Pajazitaj.

“Në tërësi mbes pranë aktakuzës në përshkrimin faktik dhe juridik të saj. Kërkoj të shpallet fajtor Naser Pajazitaj dhe të dënohet me dënimin maksimal sipas ligjit”, kishte deklaruar prokurorja.

Si rrethanë fajësuese ajo kishte theksuar se duhet të merret për bazë edhe e kaluara kriminale e të akuzuarit, fshehja e krimit dhe keqpërdorimi i besimit në raport me familjen e viktimës.

Ndryshe dje KALLXO.com raportoi për zhvillimet e djeshme brenda dhe jashtë gjykatës kur u shpall aktgjykimi.

Dje me të përfunduar seanca, u arrestuar nga Policia e Kosovës, vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqimi, i cili nga revolta e vendimit të gjykatës shqelmoj një nga dyert e saj.

http://kallxo.com/video-momenti-kur-u-arrestua-vellai-donjeta-pajazitajt/

Mllef ndaj vendimit shprehen edhe prindërit e Donjeta Pajazitajt, për çka raportoi KALLXO.com.

http://kallxo.com/video-prinderit-e-donjetes-te-revoltuar-vendimin-e-gjykates/