Foto: Ilustrim

Prokuroria liron burrin e dyshuar për dhunë psikike ndaj gruas

Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj rregullisht është duke i shkaktuar dhunë psikike dhe po e dëbon nga shtëpia.

Sipas Policisë, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili po trajtohet si dhunë familjare, është raportuar dje pak pas mesnatës.