Prishtina - Foto: KALLXO.com

Prokuroria e liron djalin që rrahu nënën

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Për shkak të sulmit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili po trajtohet si dhunë në familje dhe sulm, ka ndodhur të premten rreth orës 20:10.