Ilustrim

Prishtinë - Vajza e mitur keqpërdoret seksualisht, ishte raportuar e zhdukur nga prindërit

Një vajzë e mitur është keqpërdorur seksualisht. Rasti siç bën të ditur Policia e Kosovës ka ndodhur në Prishtinë.

Policia njofton se një person është arrestuar si i dyshua për rastin dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në burg për 48 orë.

“Me datën 15.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte keqpërdorë seksualisht viktimën e mitur femër K/Ashkali,  e cila me datën 14.03.2019 nga familjarët e saj është raportuar si e zhdukur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.