Ilustrim: Kallxo.com

Prishtinë - Sulmon me mjet të fortë zyrtarin e policisë

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është sulmuar dje me një mjet të fortë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Policia ka sqaruar se zyrtarët policor derisa po patrullonin, njëri prej tyre është sulmuar nga mbrapa me një mjetë të fortë.

Si pasojë e lëndimeve nga sulmi, zyrtari policor ka marrë tretman mjekësor.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policor, por nuk raportohet për persona të arrestuar.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.