Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Prishtinasit Rrëmbejnë Borxhliun

Një burrë nga Prishtina është rrëmbyer dje nga persona të cilëve dyshohet se i kishte borxh.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre persona në rrugën ‘Mon Balaj’,  të cilët kishin rrëmbyer viktimën dhe ia kanë grabitur një shumë parash prej 2 mijë e 200 euro .

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.