Presidenti Thaçi dekoron Xhavit Halitin - Foto: Facebook/HashimThaci

Presidenti Thaçi dekoron Xhavit Halitin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të dekorojë personalitete të ndryshme me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Personaliteti i fundit i dekoruar është nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Përmes një postimi në “Facebook”, Thaçi ka thënë se e ka dekoruar Xhavit Halitin për kontributin e dhenë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi:

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, sot e dekorova njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarin e delegacionit të bisedimeve në Rambuje dhe nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë, Xhavit Halitin, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.