Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij slloven, Borut Pahor - Foto: Facebook

Presidenti Slloven Vjen për Vizitë Shtetërore në Kosovë

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor do të vizitojë nesër Kosovën.

Ai do të pritet nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyra për media e Presidencës ka bërë publike edhe agjendën e dy presidentëve.

Në orën 15:00 për presidentin slloven do të ketë pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku më pas do të mbahet edhe takimi i përbashkët i të dy delegacioneve, ndërsa në orën 16:10 dy presidentët to të deklarohen para mediave.

Vizita e presidentit slloven realizohet në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.