Policia Speciale nesër dhuron gjak

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka filluar fushatën për dhurim vullnetar të gjakut.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë të Sllatinës, do të vazhdojë fushata për dhurim vullnetar të gjakut.

Tutje, sipas njoftimit të policisë thuhet se ky aktivitet është mbështetur nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.