Policia Ruan Shtëpinë e Policit që Vrau Ilmi Lufajn

Prokurori Haxhi Sinani në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit Shefqet Kamberaj ka thënë se policia duhet t’i ofrojë siguri 24 orë familjes së policit.

KALLXO.com në orët e pasdites ka parë se para shtëpisë së policit në Lëbushë të Deçanit ka qëndruar një veturë e policisë me disa policë brenda duke bërë rojë.

Policia e Kosovës nuk ka dashur të komentojë për masat e sigurisë te familja e kolegut të tyre të arrestuar.

Ilmi Lufaj është varrosur të martën pasdite.