Policia në Mitrovicë ndihmon 15 familje me ndihma ushqimore

Policia në Rajonin e Mitrovicës, me rastin e festës së Fiter Bajramit ka ndihmuar 15 familje me ndihma ushqimore.

Sipas njoftimit, Policia në rajonin e Mitrovicës ka bërë identifikimin e disa familjeve në nevojë, me ç’rast ka organizuar një aktivitet me bazë në komunitet me qëllim të  ofrimit të ndihmës ndaj këtyre familjeve.

“Me rastin e festës së Bajramit të Madh, Policia e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, ka bërë shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe higjenike për 15 familjet e identifikuara. Angazhimet aktive të  policisë në komunitet, në vazhdimësi po reflektojnë  filozofinë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të  identifikuar dhe zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen komuniteti ç’do ditë. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është rritja e sigurisë dhe ofrimi i ndihmës për komunitetin”, thuhet në njoftimin e policisë