Policia në Mitrovicë me kontrolle të shtuara për masat kundër COVID-19

Policia në Rajonin e Mitrovicës po vazhdon që të jetë në zbatim të planit operativ kundër COVID-19.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve ka rritur aktivitet për zbatimin e masave kundër COVID-19, gjithnjë në përputhje me ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, dhe vendimet e fundit të qeverisë.

“Angazhimet policore janë duke vazhduar në bashkërendim dhe koordinim me mekanizmat tjerë ndër-institucional, ku i gjithë angazhimi ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të masave”, thuhet në njoftimin e Policisë në Mitrovicë.

Policia po ashtu ka njoftuar se krahas angazhimeve në përputhje me dispozitat e parapara ligjore, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave për mbrojtjen nga pandemia, policia ka shtuar kontrollet dhe angazhimet në qendrat tregtare, lokalet e gastronomisë, transporti publik e po ashtu edhe respektimin e masës së kufizimit të lëvizjes.

Policia në Mitrovicë ka bërë apel tek të gjithë qytetarët për respektim të masave kundër COVID-19.

“Zbatimi i Ligjit kundër COVID-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit polik”, thuhet në njoftim.