Foto: Komuna e Lipjanit
Komuna e Lipjanit u shpërndanë çelësat e banesave 10 familjeve me gjendje të vështirë ekonomike
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka shpërndarë çelësat e banesave për 10 familje me gjendje të vështirë ekonomike.
Kështu ka njoftuar komuna e Lipjanit përmes një postimi në Facebook.
Ahmeti ka thënë se është e rëndësisë së veçantë zgjidhja e çështjes së banimit për familjet në nevojë.
“Kryetari Ahmeti gjatë ceremonisë së dorëzimit të çelësave për familjet e përzgjedhura ndër të tjera ai ka theksuar se për ne është e rëndësisë së veçantë zgjidhja e çështjes së banimit për familje në nevojë e sidomos sot që në prag të festës së Kurban Bajramit ta bëjmë shpërndarjen e këtyre banesave”- thuhet në njoftim.
Ndërsa, sipas njoftimit, përfituesit e këtyre banesave u shprehen të lumtur dhe falënderuan kryetarin Imri Ahmeti për kontributin e tij në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.