Ilustrim

Policia ndaloi veturën, iu gjetën barna e kozmetikë në vlerë mijëra euro

Policia ka ndaluar një veturë me dy persona për kontrollim në Leposaviq.

Ndalimi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku Policia ngriti dyshime për një veturë.

Gjatë kontrollimit dhe legjitimimit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar barna dhe kozmetikë në vlerë prej 5 mijë eurove.

Sipas raportit ditor të Policisë, gjërat e konfiskuara nuk kanë poseduar dokumentacion.

Policia nuk kanë raportuar për të arrestuar.