Policia jep detaje për të shtënat me armë në Prishtinë

Në rrugën ‘Zagrebi’ në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 13.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, nga ku nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

Aktualisht rruga në fjalë është e bllokuar për qarkullim, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin e personave të dyshuar.

Nje përleshje e shoqëruar me gjuajtje me armë ka ndodhur para pak çastesh afër Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

Dëshmitarë të rastit i kanë thënë Kallxo.com se kanë dëgjuar të shtëna nga armët.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar ose viktima.

Gazetarja e KALLXO.com ka raportuar se ka parë gëzhoja plumbash në hapësirën e rrethuar nga Policia.

https://kallxo.com/te-shtena-me-arme-ne-prishtine/