Nga paniku i korrikut në "Beer Fest"

Policia Arreston Shkaktarin e Panikut në “Beer Fest”

Festa e birrës ishte duke u mbajtur më 29 korrik në Sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, ndërsa nga paniku pas të shtënave pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje kishin filluar të iknin nga mundnin, kurse ishin lënduar 42 persona, mes tyre edhe një i mitur.

Policia në komunikatë bën me dije se i arrestuari ka bashkëpunuar me forcat e rendit.

“Pas zhvillimit të hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, konkretisht nga Hetimet Rajonale në Prishtinë është identifikuar i dyshuari i këtij rasti, i cili gjatë procedurave hetimore ka bashkëpunuar me policinë,” thuhet në komunikatë.

Sipas policisë arrestimi i të dyshuarit u krye sot pasdite, ndërsa atij iu caktua ndalimi policor.

“I identifikuar nga Policia lidhur me incidentin në ” Birra Fest” është i mituri (H.V. -15 vjeçar)  i cili është arrestuar sot me datë 19.08.2016 rreth orës 17:00 dhe pas konsultimeve me prokurorin kompetent i njëjti dergohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjor,” vijon komunikata.

Si motiv i të shtënave në komunikatë përmendet mosmarrëveshja e 15 vjeçarit të arrestuar me disa të mitur të tjerë.

Policia bën me dije se është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin edhe të të përfshirëve tjerë në këtë ngjarje.

Disa nga shkrimet e KALLXO.com për panikun në “Beer Fest” mund t’i lexoni këtu.