
Foto: PK.
Mbi 1 mijë gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt
Policia e rajonit të Ferizaj ka bërë të ditur se gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 1048 gjoba për kundërvajtje në trafik dhe ka hequr edhe 11 patentë – shoferë.
Polica ka bërë të ditur se shqiptimi këtyre i gjobave është bërë në kuadër të aktiviteteve po merren për identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 29. 05 – 04.06. 2023 ka shqiptuar 1048 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 11 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion” – thuhet në njoftim.
Sipas policisë, javës së shkoi janë raportuar 31 aksidente, në të cilët 21 persona janë lënduar.
Policia thotë se do të vazhdojë me aktivitete e tilla dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë lidhur për rastet kundërvajtjeve në trafik.