Policia: 15 Mijë Protestues

“Policia e Kosovës njofton se protesta e mbajtur sot në Prishtinë ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident. Në këtë protestë sipas vlerësimeve afërsisht kanë marrë pjesë rreth 15 000 protestues,” thuhet në informacionin e policisë.

Sipas policisë, protesta është zhvilluar prej orës 14:00 deri në 16:00, ndërsa protestuesit dhe organizatorët janë shpërndarë të qetë.

“Vetëvendosja” protestën e sotme e vlerësoi me pjesëmarrje të mbi 100 mijë personave.

Policia në protestën e kaluar të opozitës të zhvilluar më 9 janar pati thënë se kishin marrë pjesë 8 mijë protestues.

http://kallxo.com/policia-ben-bilancin-e-protestes-2/ [interaction id=”56c4a814ee2dfdd360515694″]