Podujevë nis edicioni i 10 të i festivalit ‘Teatri ndryshe’

Me moton “Nuk i harrojmë”, nis sot në Podujevës edicioni i 10-të i Festivalit të Teatrin “Teatri ndryshe” më pjesëmarrjen e disa nga shfaqjet më të njohura të trupave të teatrove shqiptare.

Edicioni i këtij festivali këtë vit hapet me përurimin i sallës së Teatrit në Podujevë, ndërsa hapja zyrtare e festivalit do të bëhet po sot, duke filluar nga ora 19:00 me shfaqjen e koreodramës ‘KUMT’ të ansambli “SHOTA”.

Drejtori i Teatri “Avdush Hasani”, Agron Gërguri ka konfirmuar për Kallxo.com se gjatë ditës sa zgjat edicioni i sivjetmë i këtij festivali do të ketë edhe disa aktivitete për teatrin dhe figurat që themeluan dhe mbajtën gjallë për dekada skenën teatrore të Podujevës.

Një vëmendje e veçantë gjatë ditës së festivalit do të shkojë për Avdush Hasanin, Xhafer Meten, Ibrahim Demollin, Bajram Fazliun dhe Naser Bajgoren, si dhe grupin e dramës e SHKA “Josip Rela” përkatësisht ata që realizuan shfaqjen “Halili e Hajria” (1972).

“Do të përkujtojmë me mirënjohje falënderuese ata që me vite kontribuuan në zhvillimin skenës teatrore, veçmas për hedhjen e themeleve të Teatrit ‘Avdush Hasani’”, ka thënë drejtori Gërguri.

Ai ka thënë se me edicionin e sivjetmë të festivalit është arritur objektivi kryesor, që ishte themelimi i Teatrit profesional të qytetit të Podujevës, dhe tash pas 10 vjetësh, siç ka thënë Gërguri, mendohet për profilizimin ndryshe të festivalit.

Përveç shfaqjes KUMT që do të shfaqet në ditën e parë të festivalit, në kuadër të tij do të shfaqen edhe shfaqjet: “Rrno për me tregue”, nga Teatri i Aleksandër Moisiu nga Durrësi, dhe “Amaneti” nga Teatri i Shkodrës, që do të shfaqet të martën më 20 nëntor.

Të mërkurën më 21 nëntor 2018 në program janë debati mbi teatrin dhe shfaqja “Ëndrra e Hamletit” e shtëpisë teatrore dhe filmike AKT, ndërsa të enjten më 22 nëntor, përveç përkujtimit për doajenëve të skenës teatrore të Podujevës do të shfaqet edhe shfaqja “Gjashtë”, e Teatrit “Hadi Shehu” të Gjakovës.

Kurse edicioni i dhjetë do të mbyllet të premten më 23 nëntor 2018 me manifestimin përkujtimorë për Avdush Hasani dhe grupin e dramës “Josip Rela”.

Festivali “Teatri ndryshme”, organizohet nga Teatri “Avdush Hasani”, me partneritet me OJQ-në Bumerang, të mbështetur nga Departamenti i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të komunës së Podujevës dhe Ministria e Kulturës e Kosovës.