
Foto-ilustrim
Plagoset Mysafiri në Dasmë
Policia ka njoftuar se mëngjesin e së enjtes një person është plagosur në një aheng familjar në Shkozë të rajonit të Prizrenit.
I plagosuri në këtë aheng në Prizren ishte aty në cilësinë e mysafirit.
Sipas njoftimit të policisë i plagosuri ka kërkuar trajtim mjekësor në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren ndërsa më pas i dyshuari i këtij rasti është vetë dorëzuar në polici dhe i ka sqaruar rrethanat e rastit.
Një pistoletë me të cilën besohet se është bërë gjuajtja është konfiskuar nga ana e policisë.
Hetuesit policorë hetues policorë dhe krim teknikët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon të qytetarët që të tregojnë vetëpërmbajtje në përdorimin e armëve në ahengje familjare, në të kundërtën do të përballen me pasoja që i parasheh ligji.