Pjesëtari i Policisë Përfshihet në Rrahje

Nga përleshja një person ka marrë lëndime trupore, ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani tha për KALLXO.com se i përfshiri në rrahje është suspenduar.

“Policia i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve ligjore ndaj zyrtarit policor i cili dyshohet se është përfshirë në rast, janë marrë masa adekuate dhe i njëjti është suspenduar,” tha Kelani.

Për përfshirjen e policit të njësive elite në këtë incident është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Arbër Beka, zëdhënës i IPK-së ka konfirmuar se polici në fjalë është suspenduar për 48 orë me vendim të eprorëve të policisë, ndërsa hetimet e ditëve në vijim pritet të hedhin dritë mbi incidentin.

“Në mëngjes IPK-ja ka nisur të merret me hetimin e këtij rasti i cili fillimisht është iniciuar nga vetë policia. Dosja e lëndës pritet të arrijë në Inspektoratin Policor të hënën për të vazhduar hetimet e mëtutjeshme,” tha Beka.