Pesë të lënduar në aksident trafiku në Fushë-Kosovë

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në Fushë-Kosovë.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.

Sipas policisë, në këtë aksident janë përshirë dy automjete dhe pesë persona kanë pësuar lëndime.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për shkaqet e këtij aksidenti.