Subjektet Politike Marrin Numrat e Tyre në Fletëvotim

Maj 23, 2014 – Të 30 subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit kanë tërhequr sot numrat që do t’i bartin në fletëvotim. Subjektet radhiten në fletëvotim nga numri 31 deri në 60.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për radhitjen në fletëvotim të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Ashtu si edhe në zgjedhjet e mëparshme, përfaqësues të subjekteve politike pjesëmarrëse kanë tërhequr numrat e tyre nga mikseri.

Fletëvotimi do të nisë me numrin rendor 31 dhe do të përfundojë me numrin 60.

Anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi, para se të nisë hedhja e shortit, ka thënë se renditja e subjekteve politike në fletëvotim paraqet një fazë të rëndësishme të përgatitjes së procesit zgjedhor.

“Pavarësisht afatit të shkurtër, ne po e përmbyllim këtë proces me sukses. Ne dhe subjektet politike bashkërisht do të kemi zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare”, tha Gjoshi.

Sipas tij, deri më tani, KQZ ka formuar Këshillat Komunale Zgjedhore në 38 komuna, ndërsa shumë shpejt pritet të emërohen edhe këshillat e vendvotimeve.

“Jemi të angazhuar maksimalisht që më 8 qershor, të gjithë qytetarët e Kosovës ta kenë ditë feste”, tha Gjoshi.

Kjo është renditja komplete e subjekteve politike në fletëvotim:

31. Partia Liberale Egjiptiane

32. Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës

33. Progresivna Demokratska Stranka

34. PREBK

35. Lëvizja Vetëvendosje

36. Koalicija Vatan

37. Partia e Fortë

38. Srpska Lista

39. Pokret za Demokratski Prosperitet

40. Aleanca Kosova e Re

41. Socijaldemokratija

42. Kosovaki Nevi Romani Partia

43. Bosnjacka Jedinstvena Lista

44. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

45. Hasani Gashi

46. Nova Demokratska Stanka

47. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës

48. Koalicija za Gora

49. Partia e Ashkalive për Integrim

50. Stranka Demokratske Akcije

51. Centar Demokratske Unije

52. Kosova Turk Adalet Partisi

53. Bosnjacka Stranka Demokratske Akcija Kosova

54. Lidhja Demokratike e Kosovës

55. Pokret Za Gora

56. SLS

57. KDTP

58. PDK- PD- LB- PSHDK- PK

59. Nisma për Kosovën

60. Lëvizja Grupimi Tradicional Shqiptar