Sot Seanca e Kuvendit me Masa të Shtuara Sigurie

Kontrollohet Rrustem Mustafa-Remi

10:10

Kontrollohet edhe ministri i Arsimit Arsim Bajrami.

9:57

Një rresht gazetarësh është krijuar para derës së Kuvendit të Kosovës, pas vendimit të djeshëm të kryesisë që të gjithë personat që hyjnë në këtë institucion të kontrollohen imtësisht.

9:17

Në seancën e Kuvendit të caktuar për sot janë paraparë masa të shtuara sigurie të cilat i ka dënuar opozita.

Sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës nën një atmosferë shumë të tendosur mes partive në pushtet dhe atyre të opozitës.

Kryesia e Kuvendit vendosi dje që për seancën e sotme të aplikohet kontroll i imët i deputetëve që përfshin edhe çantat e dorës, ndërsa një kontroll të tillë opozita e quajti një mbivendosje të policisë mbi demokracinë.

Dje nga aktivistë të “Vetëvendosjes” u sulmuan me vezë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Armand Abrashi dhe zëvendësministri i Punëve të jashtme Petrit Selimi.

Seanca e sotme e Kuvendit ka të parapara 11 pika.

Në seancën e kaluar opozita u mundua ta pengojë punën në sallën e mbledhjeve me fishkëllima, derdhje uji dhe hedhje të gazit lotsjellës.

Dy seancat para të enjtes së kaluar qenë bllokuar nga opozita.