Ramush Haradinaj Flet për Kërkesat Opozitare Ndaj Presidentes Jahjaga
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, një ditë para takimit me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur për KALLXO.com qëndrimet që ai dhe kolegët e tij opozitarë do t’i mbajnë brenda në takim.
Duke folur nga Peja, Haradinaj tha se ka marrë ftesë nga Presidentja e vendit për të biseduar për situatën politike në vend, mirëpo, ka shtuar së qëndrimet e opozitës karshi marrëveshjeve të arritura mbesin të njëjta.
“Qëndrimi ynë është mos-thirrja e seancës dhe tërheqja e marrëveshjeve të qeverisë. Pra mos të thirret seanca para tërheqjes së marrëveshjeve të qeverisë. Ky është qëndrimi dhe do të jemi bashkë nesër”, tha Haradinaj për KALLXO.com.
Kreu i AAK-së këto komenti i bëri gjatë vizitës që i ka bërë pasdite gjatë vizitës që i ka bërë strukturave partiake në Pejë.