Policia me Pika Kontrolli për Disiplinim të Shoferëve

Për shtim të nivelit të sigurisë në komunikacion dhe parandalim të aksidenteve, Policia e Kosovës njofton se ka vendosur njësi policore të komunikacionit rrugor që do të bëjnë kontrolle të vazhdueshme.

Policia bën me dije se ka marrë këto veprime që shoferët të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe t’u përshtaten rrethanave të krijuara në rrugë.

“Meqë tani jemi në sezonin pranveror dhe ka lëvizje më të shtuara të mjeteve bujqësore në rrugë, kërkohet një kujdes më i shtuar i pjesëmarrësve në trafik, duke përfshirë edhe vetë drejtuesit e mjeteve bujqësore që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin pasigurinë në trafik”, thuhet në komunikatën e policisë.

Rregullat e komunikacionit ekzistojnë për ta mbrojtur jetën e pjesëmarrësve në trafik, përfundon komunikata.