Kriminelët Rumunë i Shpëtojnë Burgut Duke Shkruar Libra

Një historian rumun, Catalin Parfene, të mërkurën i kërkoi Administrimit Kombëtar të Pendesës, ANP, të zbulojë informacion rreth një libri të shkruar prej biznesmenit George Copos, duke shprehur dyshimin se autori bëri plagjiaturë një nga veprat e tij.

Në Facebook, Parfene theksoi se edhe titulli edhe tema e librit “Aleancat martesore si një politikë e mbretërve rumunë të shekujve 14-16” ngjanin shumë me tezën e tij të masterit të publikuar në 2005.

“Jam shumë kurioz të shoh se si ky libër, që nuk mund të gjendet në asnjë librari, ka ndryshuar apo shtuar kërkim mbi një çështje kaq të ngushtë,” tha Parfene.

Copos nuk ka të shkuar profesionale si historian.

Pak më vonë, ANP tha në një deklaratë se kopja e vetme e librit që ata kishin nuk mund të zbulohej publikisht pa miratimin e autorit. Edhe shtëpia botuese nuk mund të jepte ndonjë kopje të tij pasi vetëm i kishte shtypur dhe shpërndarë.

Biznesmeni kontrovers u lirua nga burgu të martën pasi kaloi 400 ditë në paraburgim, pak më shumë se një e katërta e dënimit të tij katër-vjeçar.

Ai ia doli të shkurtojë kohën pas hekurave duke shkruar jo pak por pesë libra rreth historisë dhe turizmit, duke punuar në zdrukthëtari si dhe duke u përfshirë në organizimet brenda në burg. Për më tepër që ishte mbi 60 vjeç dhe kështu ligji rumun i dha reduktim të dënimit.

Ai u burgos në mars 2014 pasi u shpall fajtor për evazion me taksat dhe pastrim parash. Pesë muaj më vonë mori një dënim të dytë për evazion me taksat për një transaksion me provë të paluajtshme.

Ky nuk është rasti i parë që dikush i dënuar për korrupsion është liruar herët prej shkrimit të librave.

Javën e shkuar, biznesmeni dhe bosi i futbollit Gigi Becali u lirua më shpejt. Ai shkroi dy libra në burg, një për pelegrinazhin e tij në malin Athos dhe një tjetër për punën si menaxher të një skuadre futbolli.

Në 2013, ish-kryeministri Adrian Nastase kaloi mbi 30 ditë në burg duke shkruar një libër ekonomie, që u publikua nga një shtëpi botuese e njohur. Të paktën Nastase nuk ishte i panjohur si autor. Një ish-profesor i të drejtës, ai kishte publikuar më herët libra të ndryshëm mbi ligjin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Bukureshti po shpreson t’i japë Komisionit Evropian shenjën e luftës ndaj korrupsionit që të futet në zonën pa viza schengen të BE-së.