Kontrolle të Imta Fizike për Deputetët në Kuvend

Kryesia ka marrë vendim që me rastin e hyrjes në ndërtesën e Kuvendit obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë. Të gjitha bagazhet duke përfshirë çantat e dorës.

Fjala është për secilin person që hynë në kuvend. Mos të ketë asnjë person armë pos policisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

12:03

Por Veseli ka thënë se mund ta zbatojë rregulloren vetëm pasi për këtë të vendosë kryesia.

“Rregullorja e lejon që 30 deputetët mi përjashtu, mos mi lan ne seance. Por, kjo krijon probleme në rrugë. Ndërsa për futjen e policisë në sallë duhet të marrë vendim kryesia”, tha Veseli.

Ai u shpreh se nuk do të lejojë që Kuvendi të përdoret “për një revolucion”.

Anëtari i kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti (PDK), mbrojti pozicionin e Veselit kur tha se ai ka bërë mirë që nuk e ka ftuar sigurimin sepse “nuk ka pas shumë nevojë”.

11:46

Sado që opozita po mungon edhe në këtë mbledhje, polemikat nuk kanë munguar ndërmjet përfaqësuesve të partive të koalicionit qeveritar, PDK dhe LDK.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, qëndroi në krah të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kur porositi që “të mos bijmë në provokimet e disa kolegëve tanë” në Kuvend.

“Nesër kemi seancë dhe duhet të mbahet seanca. Nuk mundemi me marr vendim strikt si me vepru po ne të gjithë duhet të jemi së bashku aty të ndërmarrë masat e duhura dhe mos ta lejojmë eskalimin e dhunës”, tha Grabovci

Veseli e pranoi se “ka shumë zëra” që thonë se ai nuk e ka kryer punën si duhet, qoftë nga pozita qoftë nga opozita.

Por ai e pyeti Ismet Beqirin çka është dashur ai si kryetar i Kuvendit të bëjë e që nuk e ka bërë.

“Deputetët le të fishkëllojnë, le të bërtasin, por fizikisht nuk kanë të drejt me iu afru askujt”, tha Beqiri.

“Cilindo veprim që ju e ndërmerrni konform rregullores, ne e mbështesim”, u shpreh ai.

Por Veseli përsëriti atë që e ka thënë edhe më herët se sa të jetë ai kryetar i Kuvendit, forcat e sigurimit nuk do të ndërhyjnë gjatë seancës.

“Kjo që po ndodh është produkt i joni, nuk mundemi me ia gjujtë kërkujt. Është produkt i politikës. A dëshironi t’i largoni deputetët e opozitës dhe a doni me i fut brenda policinë? Folni tregoni?”, pyeti Veseli duke kërkuar që për këtë të vendosë kryesia.

Por në këtë rast ndërhyri anëtari i kryesisë së Kuvendit nga LDK, Sabri Hamiti i cili e quajti “të panevojshme” mënyrën se si është shtruar diskutimi në kryesi të kuvendit.

“Ne keni një rregullore në fuqi dhe interpretime kemi pafund por rregullorja duhet të respektohet. Puna a dëshironi nuk është punë dëshire. Unë as nuk dëshiroj me i duru as me i qit jashtë, ajo është detyrim. Përderisa je kryesues, duhet ta zbatosh rregulloren”, tha Hamiti.

11:25

Kryesia e Kuvendit e ka caktuar për nesër në orën 10 seancën e radhës të Kuvendit.

Në takimin e kryesisë me shefat e grupeve parlamentare është duke u folur për përgatitjet për seancën e nesërme, pas ngjarjeve që u shkaktuan brenda seancës javën e kaluar kur deputetë të opozitës përdorën filikaqa dhe gaz lotsjellës në përpjekje për ta penguar mbajtjen e saj.

Sot kryetari i Kuvendit, Kadri veseli, pranoi se “ka vështirësi dhe bllokadë” në Kuvend.

“Kjo iniciativë e bllokadës po ndodh në Kuvend pa fajin e Kuvendit. Nuk po kemi mundësi ta shprehim fjalën e lirë dhe qëndrimet tona”, tha Veseli në fillim të mbledhjes.

“Realisht pa të drejtë, Kuvendi është duke u abuzu dhe në të njëjtën kohë fati e ka deshtë që jam në krye të Kuvendit. Si kryetar jam i obliguar t’i respektoj ligjet”, tha Veseli.

“Është një situatë reale që e kemi qe një muaj. Dikujt i ka pëlqyer, dikujt jo por ne po hyjmë në krizë”, u shpreh ai.

Por shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka kërkuar nga Veselit ë jetë më i vendosur në gjetjen e rrugëve për ta tejkaluar këtë situatë.

“Nuk po e bartim fajin te ti por keni përgjegjësi me i kry obligimet me gjetë rrugë për tejkalim të situatës”, tha Beqiri duke iu drejtuar kryeparlamentarit.

“Në situata të tilla njeriu nuk mundet kushtimisht me mbetë mirë me të gjithë”, u shpreh ai.

“Ne jemi të vetëdijshëm që dikush don me shku përtej kësaj, por asnjë arsye nuk mund të gjendet që të rrezikohen deputetet. Ne ua dimë për nder për durimin që e kanë pasë. Se ata kanë qenë të sulmuar”, tha Beqiri.