Jahjaga e Mustafa Nderim dhe Homazhe për Esat Stavilecin

Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Mustafa ishin të pranishëm në mbledhjen komemorative dhe homazhet për Esat Stavilecin.

Për jetën dhe veprën e Esat Stavilecit që vdiq të shtunën pasdite, u fol në mbledhjen komemorative të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve, pjesë e së cilës ishte edhe akademiku i ndjerë.

Në këtë mbledhje dhe në homazhet e zhvilluara pas saj mori pjesë presidentja Jahjaga, njofton Departamenti i Informacionit dhe Komunikimin me Publikun në Presidencë.

Sipas këtij departamenti, të pranishëm në mbledhjen komemorative dhe homazhe ishin edhe kryeministri Mustafa, Ministri i Arsimit Arsim Bajrami, kreu i Akademisë Hivzi Islami, përfaqësues të jetës politike e shkencore dhe familjarë dhe miq të Esat Stavilecit.

Stavileci është paraparë të varroset në vendlindjen e tij në Gjakovë në orën 17:00.