Gjykata e Apelit-Raport për Punën Nëntëmujore

Me anë të një komunikate, Gjykata e Apelit ka paraqitur punën e kryer gjatë nëntë muajve të parë të 2015-ës.

Komunikata njofton se Apeli edhe këtë viti është duke vazhduar trendin e zgjidhjes së shpejtë dhe efikase të lëndëve.

Sipas komunikatës nga 1 janari e deri në fund të muajit shtator të këtij viti kjo gjykatë zgjidhi 7 mijë e 768 lëndë.

Gjykatës,i kanë mbetur në punë mbi 9 mijë lëndë. Komunikata sqaron se Apeli ka hyrë në vitin 2015 me mbi 8 mijë lëndë të pazgjidhura , ndërsa deri në këtë kohë kanë ardhur edhe po kaq raste.

 

Aktualisht në Gjykatën e Apelit punojnë 37 gjyqtarë. Tetë nga ta kanë filluar punën në fillim të muajit të kaluar.