Burg dhe Gjobë Katër Personave për Migrimin Ilegal të Kosovarëve

Salih Çitaku, Fatmir Kastrati, Luan Miftari e Sahit Sadriu janë shpallur fajtor për kontrabandim me migrantë dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Çitaku, Kastrati e Miftari janë dënuar me nga 4 vjet burg dhe me nga 1 mijë euro gjobë, ndërsa Sadriu me 3 vjet burg e 500 euro gjobë.

Ky vendim është marrë të enjten e kaluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa njoftimi është bërë i ditur përmes një komunikate për media të hënën e kësaj jave.

Sipas kësaj komunikate, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendor, më datën 15 tetor 2015 ka shpallur aktgjykimin në këtë rast të krimit të organizuar dhe kontrabandimit me migrantë.

Në komunikatë thuhet se udhëheqësi i grupit kriminal kishte pranuar fajin dhe është dënuar më herët me një vendim tjetër me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 4 vjet e 6 muaj.

Komunikata bën me dije se katër të akuzuarit u dënuan, ngase trupi gjykues konstatoi se ka prova që ata i takonin një grupi ndërkombëtar të organizuar kriminal së paku prej  nëntorit të vitit 2012.

Sipas gjykatës ky grup migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës në vendet e Evropës Perëndimore.