Arrestohen të Dyshuarit për Vjedhje të Arit dhe Parave

Policia në Klinë pesë minuta pas mesnatës së ditës së sotme është njoftuar nga personi me inicialet G. P. se dikush i kishte hyrë dhunshëm në shtëpi në Rrugën “Drenica” të Klinës, duke i vjedhur stoli ari në vlerën e 2 mijë e 500 eurove dhe shumën e parave prej 500 eurosh.

Sipas komunikatës së Policisë Regjionale të Pejës forcat e rendit për këtë vjedhje kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy të dyshuar me inicialet V. B. dhe E. B.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili edhe ka urdhëruar ndalimin për dy të dyshuarit.

Sipas policisë gjatë intervistimit të dyshuarit kanë pranuar veprën e kryer dhe është arritur që të gjendet edhe ari i vjedhur.