Arrestohen Pesë të Dyshuar për Vjedhje në “Viva Fresh”

 

Policia në Prizren bën të ditur se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për vjedhje në Qendrën Tregtare “Viva Fresh”.

Policinë për vjedhje në këtë qendër tregtare e njoftuan punëtorët e sigurimit të “Viva Freshit” që thanë se i kishin kapur në flagrancë të dyshuarit, thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Sipas policisë të arrestuarit për vjedhje ishin kapur duke marrë pije energjike dhe alkoolike “Red Bull” e “Vodka”.

Policia si prova materiale kundër të arrestuarve ka marrë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare.

Të arrestuar janë personat K. Tahiri; R. Qysaj; A. Pulaj; V. Kastrati dhe Gj. Perlazëri, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.