2 Vjet Burg Për Bujar Bashën

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda, të enjten e shpalli fajtor të akuzuarin Bujar Basha dhe e dënoi me burg efektiv në kohëzgjatje prej 2 vjetësh.

Basha akuzohej për grabitje dhe vjedhje të rëndë.

Për veprën penale të grabitjes prokurori i shtetit hoqi dorë nga ndjekja penale, ndërsa qëndroi në tërësi pranë akuzës për vjedhje të rëndë.

Nga provat e administruara, trupi gjykues gjeti se për të akuzuarin Bujar Basha nuk ka elemente të vjedhjes së rëndë, por të vjedhjes për të cilën vepër kodi penal parasheh dënimin me gjobë ose burg deri në tre vjet.

Gjykata mori aktgjykim me të cilin e dënoi Bujar Bashën me dënimin me burg efektiv në kohëzgjatje prej 2 vjetësh për veprën penale të vjedhjes.