Foto-ilustrim

Për Vrasjen e Sotme Kërkohen Dy të Dyshuar

Lidhur me vrasjen e një personi që ka ndodhur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës është duke i kërkuar dy të dyshuar.

KALLXO.com ka mësuar se njëri nga të dyshuarit është nga Prishtina dhe tjetri nga fshati Maxhunaj i Vushtrrisë.

Vrasja për të cilën ata dyshohen ka ndodhur sot në rrugën në mes të Lipjanit dhe Janjevës.

Po ashtu, KALLXO.com merr vesh se lidhur me këta dy të dyshuar janë njoftuar pikat kufitare dhe rajonet e tjera policore që nëse i hasin këta të dyshuar të ndalohen menjëherë.

http://kallxo.com/vritet-nje-person-dorasi-ne-arrati/