Ilustrim: Pamje nga Arrestimi

Pejë, dy persona kanosin dhe fyejnë inspektorët komunal dhe policinë, arrestohen

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi të njëjti kanë kanosur inspektorët komunal dhe zyrtarët policorë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:35 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

Siç njofton Policia të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje dhe tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe fyer inspektorët komunal dhe zyrtaret policorë. Pas intervistimit  me vendim të prokurorit  njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.