Prokuroria Themelore në Pejë

Pejë, aktakuzë për keqpërdorim seksual ndaj të miturës

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.L (i njohur edhe si H.Ç), për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçare dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.L., kohë pas kohe ka ngacmuar dhe joshur me para, veshmbathje, gjera ushqimore të miturën, me ç ‘rast i pandehuri e merr viktimën dhe e dërgon në një shtëpi ku banonte përkohësisht, ku të miturën fillon ta keqpërdor seksualisht.

M.L. akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje të sekuestruara në shtëpinë e veturën e tij.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat  penale të cilat i vihen në barrë.

Me 11 shtator të këtij viti, Gjykata Themelore në Pejë, në bazë të kërkesës së Prokurorisë, kishte caktuar 30 ditë paraburgim ndaj tani të akuzuarit M.L.

https://kallxo.com/paraburgim-te-dyshuarit-per-keqperdorim-seksual-te-se-mitures/