Ilustrim

Pejanit i gjendet drogë në shtëpi, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar tri qese substancë e dyshuar narkotike.

Pesha dhe lloji nuk dihen për momentin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si posedim i substancave narkotike.