Ilustrim

Mitrovicë, arrestohet pasi iu gjetën 87 gramë marihuanë

Një person është arrestuar për posedim droge.

Policia ka sqaruar se njësiti policor gjatë një pune operative në lagjen “Kerrshi i Dudës” në Mitrovicën e Jugut, ka ndaluar një veturë me targa vendore.

Pas kontrollimit të veturës policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë narkotike të llojit marihuanë. Në qese gjendeshin 87 gramë drogë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.