Parashikimi i motit, vranët dhe shi
27.11.2018 - 06:25
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e njëjtë me tendencë të ngritjes graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK.