Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kryesisht në Dukagjin. Pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Shtypja atmosferike shënon rritje, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.