Ilustrim - foto Fatrion Ibrahimi - KALLXO

Parashikimi i motit

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat me kalimin e kohës mund të marrin karakter zhvillimi.

Në pjesën e parë të ditës, në lugina mund të ketë mjegull, kurse temperaturat do të sillën në mes 0 e 6 gradë Celsius. Edhe në ditën e dytë të fundjavës, të dielën pra, pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme.

Në lugina mund të ketë mjegull, kurse temperaturat do të jenë të përafërta me sot ato do të sillën në mes 1 e 7 gradë Celsius.

Në pjesën e parë të javë së ardhshme, pritet të ketë vranësira të cilat herë pas here mund të sjellin reshje shiu, por edhe reshje bore.

Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes minus 5 e minus 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 7 gradë Celsius. Mbrëmë, në orën 23:22 minuta ka filluar stina e dimrit.

Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore të planetit tonë, ka filluar stina e verës. Nga sot në hemisferën veriore, fillon zgjatja e ditës dhe shkurtimi i natës.