Bora në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Parashikimi i Motit

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull. Mjegulla do të jetë e qëndrueshme nëpër disa territore me lartësi dhe rrëzë maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jug-perëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare.