Parashikimi i Motit

Sot në vendin tonë pritet të ketë vranësira të pjesshme, kurse temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të mëdha, të cilat do të sillen në mes -1 e 11 gradë celsius.

Mot me vranësira të pjesshme e në orët e mëngjesit, me mjegull në lugina, pritet të mbajë deri të premten, kur priten vranësira që do të sjellin edhe reshje  shiu, kurse në viset malore edhe reshje bore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin në mes  -2 e  1 gradë celsius, kurse maksimalja ditore  do të arrijë deri në 9 gradë celsius.