Paraqiten Rastet e Para të Gripit Sezonal

Me uljen e temperaturave, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare janë regjistruar rastet e para të të prekurve nga gripi sezonal.

Në këtë Klinikë thonë se kanë qenë raste ambulantore, por me pasqyrë klinike jo të rënduar.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, thotë se duhet të futen në vaksinim pothuajse të gjithë. “Sidomos personat vulnerabël, ata me sëmundje kronike, qoftë të frymëmarrjes qoftë të zemrës, mëlçisë etj. dhe moshat e shtyra”, tha Ramadani për Rtv21.

Të prekur nga gripi sezonal janë edhe fëmijët

Në Klinikën e Pediatrisë sugjerojnë që prindërit të kenë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre.

“Disa raste komplikohen, po e zëmë me kallje të mushkërive, të cilat e vështirësojnë gjendjen e përgjithshme të fëmijës”, thotë drejtori i Klinikës së Pediatrisë.

Dr. Avdiu si mënyrë për mbrojtjen nga gripi sezonal thekson se duhet veshje adekuate, ushqim adekuar dhe lëngjet adekuate.

Ndërsa, Insitituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka filluar shpërndarjen e 85 mijë vaksinave kundër këtij gripi.

Raportin e plotë video mund ta gjeni në këtë link. /21Media