Vaksina, ilustrim Foto: Pixabay

Nga e hëna vaksina kundër gripit sezonal në gjithë Kosovën

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të vaksinohen me vaksinat kundër gripit sezonal.

Përmes një komunikate, ministria ka bërë të ditur se nga e hëna me 31 tetor, vaksinat kundër gripit sezonal do të jenë në gjithë Kosovën.

“Njerëzit duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit.Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar. Disa nga të njëjtat grupe janë gjithashtu në rrezik të lartë të komplikimeve edhe nga COVID-19” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.