ARKIV - Ilustrim: Nga një protestë kundër dhunës ndaj grave FOTO ARKIV: KALLXO.com

Paraburgim të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit me iniciale F.A. nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Përmes një njoftimi për media, Gjykata Themelore e Prishtinës njofton se i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit me iniciale F.A pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dëmtuarës K.D.

Deri te caktimi i masës së sigurisë Gjykata ka ardhur pasi ka vlerësuar se me këtë masë parandalohet rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe gjithashtu rreziku i ndikimit në rrjedhën e procedurës penale.

Ndaj këttij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit.

Dhuna në familje është kualifikim i ri penal i paraparë me Kodin e ri Penal të Republikës së Kosovës që ka hyrë në fuqi muajin e kaluar.