Paraburgim për të dyshuarin për tentimvrasje në Gjilan

30 ditë paraburgim do t’i vuaj një i dyshuar për tentimvrasje në Gjilan.

Për B.M ekziston dyshimi i bazuar se pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin S. A., të njëjtin ka tentuar ta vrasë, duke gjuajtur me armë të zjarrit, me këtë rast i shkakton plagë në trup.

Sipas prokurorisë ,me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të caktohej ndonjë masë më e butë, i pandehuri mund të ndikonte tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.