Pak Gjykatës për ta Luftuar Korrupsionin

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka kërkuar rritje të numrit të gjykatësve nëpër gjykatat e vendit në mënyrë që ata të kenë mundësi të tregohen më efikas në gjykimin e lëndëve.

Gjatë prezantimit të raportit të BIRN dhe Internews Kosova të monitorimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë për vitin 2015, Idrizi tha se KGjK duhet të punojë në rritjen e besueshmërisë së publikut.

Raporti i sivjetmë thotë se gjykatat nuk po bëjnë sa duhet në gjykimin e rasteve të korrupsionit.

“Këshilli Gjyqësor në vitin e kaluar ka hartuar në plan të veprimit i cili ka për qëllim t’i përcjellë lëndët e korrupsionit. Lëndët e korrupsionit janë bërthama e problemit brenda gjyqësorit”, tha Idrizi.

KALLXO.com është duke e transmetuar drejtpërdrejt këtë konferencë e cila mund të shikohet në linkun e mëposhtëm.