Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Pacolli: Serbia po instrumentalizon serbët e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dënoi ashpër arrestimin e pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshiq, nga policia serbe në vendkalimin kufitar të Konçulit.

Ai tha se ky veprim i Serbisë është bërë me qëllim të ndaljes së integrimit së popullatës serbe në institucionet e Kosovës

“I papranueshëm arrestimi i shtetasit te Kosovës Milosh Shoshiq i cili është njëherish edhe pjesëtar i Forcave të Sigurisë se Kosovës. Kjo sjellje e Serbisë ndaj qytetarëve te Kosovës të komunitetit Serb ka për qëllim ngjalljen e frikës dhe shtimit të presionit për mos integrim në jetën institucionale dhe shoqërore të Kosovës”

Ai po ashtu tha se kjo formë e presionit nuk do të ketë sukses.

Komuniteti Serb ne Kosovë është pjesë e shoqërise dhe jetës institucionale dhe jemi krenarë me djemtë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve që shërbejne në FSK, Polici dhe sferat e tjera institucionale. Asnjë presion i tillë si ky nuk do të na ndalin të punojmë për një jetë më të mirë për të gjithë në Kosovë. Fatkeqësisht rasti i fundit tregon se Serbia nuk është e interesuar për mirëqenien e Serbëve në Kosovë por për instrumentalizimin e tyre politik.